Një ngjarje tragjike ka tronditur atmosferën e Botërorit 2026 në Shtetet e Bashkuara. Aaron Avery, 22 vjeç, pjesë e stafit të sigurisë në stadiumin SoFi të Los Anxhelosit, ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa po kthehej në shtëpi pas përfundimit të ndeshjes mes Iranit dhe Zelandës së Re. Sipas mediave amerikane, i riu ishte në ditën e tij të dytë të punës kur ndodhi aksidenti fatal. Ngjarja u regjistrua vetëm pak blloqe larg banesës së tij.

Familjarët kanë deklaruar se trupi i 22-vjeçarit u tërhoq për disa metra pas goditjes. Ai u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike, por një ditë më vonë u shpall me vdekje cerebrale dhe u shkëput nga aparaturat që e mbanin në jetë. Shoferi i një automjeti Tesla të bardhë është arrestuar nga autoritetet në lidhje me aksidentin. Sipas familjarëve, ekzistojnë dyshime se ai ka qenë nën efektin e alkoolit dhe se shpejtësia e lartë mund të ketë ndikuar në ngjarje.

Motra e viktimës, Monique Yates, reagoi me dhimbje të madhe pas humbjes së vëllait të saj, duke kërkuar drejtësi për rastin dhe duke kundërshtuar çdo justifikim që lidhet me rrethanat e aksidentit.