Rina Balaj ka folur hapur për një periudhë të vështirë në jetën e saj, duke zbuluar se ka humbur plot 13 kilogramë brenda vetëm një muaji. Këngëtarja ka treguar se rënia e shpejtë në peshë ka ardhur si pasojë e ankthit. Ndryshimi i dukshëm fizik i Rinës nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit në rrjetet sociale. Për shkak të humbjes së konsiderueshme në peshë, disa prej tyre kanë ngritur edhe dyshime për përdorimin e Ozempic, medikament që është bërë objekt i shumë diskutimeve vitet e fundit edhe për efektin në peshë.

Këngëtarja ka vendosur t’u përgjigjet drejtpërdrejt këtyre komenteve përmes një videoje të publikuar në TikTok. “Po përballem me akuzat për Ozempic, sepse kam humbur 13 kilogramë nga ankthi brenda një muaji. Por unë I HUMBA 13 kilogramë, kujt i intereson?”, shkroi Rina. Ajo e shoqëroi videon edhe me një tjetër reagim, këtë herë me nota ironike: “Madje, po porosis një, vetëm për çdo rast.”