Aktori i famshëm i Hollywood-it, Roberto De Niro dhe e dashura e tij, Tiffany Chen, janë parë teksa shëtisin vajzën e tyre të porsalindur Gia në Nju Jork.

Aktori që festoi 80-vjetorin më 17 gusht dukej tepër i relaksuar pranë të dashurës dhe të bijës. Gjithashtu ai u përpoq të ruante privatësinë duke mbajtur veshur një maskë mjekësore dhe një kapele xhins në kokë.

Edhe 45-vjeçarja, instruktore e arteve marciale Tiffany shfaqej aq komode me një bluzë të thjeshtë blu dhe pantallona bezhë.

Ndërkohë kujtojmë se Deniro-n pritet ta shohim në rol, në filmin e shumëpritur ‘Killers of the Flower Moon’. Filmi tregon historinë e trishtuar, por të vërtetë për hetimin e vrasjeve misterioze të një anëtari të fisit Osage në Oklahoma në vitet 1920.