Ish-finalisti i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Rogert Sterkaj, ka qenë i ftuar i parë i sezonit të ri të “She’s On Air” në Top Albania Radio. E sigurisht nuk kanë munguar deklaratat e forta që vetëm ai di të bëjë.
Në këtë intervistë, Rogerti është vënë përballë Stelina Kurila, e cila gjithashtu ka qenë pjesë e BBV 5. Sipas tij, ajo është shumë false.
Stelina nga ana tjetër i tha se ai është një mashtrues, pasi kur janë takuar në Myslym Shyr, ai i është hedhur në krah.
Pjesë nga biseda:
Rogerti: Stelinën nuk e njoh fare. E di ça më ka bërë kjo, se keni idenë.
Moderatorja: Mund t’a themi për dëgjuesit se sapo erdhe, shpërtheve një nga bombat e tua. The ‘unë në këtë emision me Stelinën nuk rri’.
Rogerti: A ta them troç, më qetësoi shefja juaj, kolege. Kjo po qesh tani, por për momentin është shumë false se unë e shoh.
Stelina: Unë duke qesh akoma.
Rogerti: Është super false
Stelina: Ti je fals Rogert. E di cila është e forta, se ky njeri është kaq mashtrues profesionist sa unë e kam takuar në Myslym Shyr, më është hedhur në krah, po ça do ikë ai, do vijë prapë se janë lojërat e Big Brother. O Rogert pse bën kështu se ne e kemi mbyllur Big Brother
Rogerti: Me thënë të vërtetën ke bërë disa probleme aty brenda
Stelina: Hajde ti sqarojmë një herë e mirë.
Rogerti: Po ça nuk ke bërë moj motër
Stelina: Ça të kam bërë?
Rogerti: A je penduar që ke thënë se je raciste?
Stelina: Edhe ti e di se sa shumë gjëra ke thënë aty brenda.
Rogerti: Po lëri të miat, po them për ato që ke thënë ti.
Stelina: Edhe unë kam thënë shumë gjëra. Unë thashë Big Brother ka mbaruar. Unë kam thënë në çdo intervistë që gabime bën sa të duash kush hy aty.



