Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Grabriela Arapi, ka dhënë një intervistë për “She’s on Air” në Top Albania Radio, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale.
Gabriela tashmë është nënë e një vajze të vogël, e cila e surprizoi në studion e programit.
“Çdo moment i joni është shumë i bukur. Ka ato lodhjet e veta. Ka patur raste që edhe i kam bërtitur ndonjëherë, por mundohem që kudo që shkoj ta marr me vete. Dua ta shëtis”, tha ajo teksa po fliste me vajzën që e kishte në krah.
Ndërkohë ish-konkurrenten e “Për’puthen” e pyetën edhe në lidhje me edicionin e radhës së “Big Brother VIP”.
“Nëse sezonin tjetër të vjen një propozim për “Big Brother VIP”, çfarë do thoje?”, ishte pyetja që iu drejtua Gabrielës, e cila tha se nuk e ndan dot ‘po’ ose ‘jo’.
“Vajza është e vogël, por nëse më vjen nuk do them as po, as jo, do ta mendoj. Kurrë mos thuaj kurrë. Nuk dua ta ndaj sepse është një mundësi shumë e mirë”, tha Arapi.



