Jennifer Lopez ka folur hapur për jetën si beqare dhe ka pranuar se i vjen keq që nuk e pranoi më herët këtë fazë të jetës. Gjatë një paraqitjeje në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”, 56-vjeçarja konfirmoi se aktualisht është beqare dhe tha: “Po. Duhej ta bëja më herët. Gjithçka e kam bërë gabim… më beso”. E pyetur nëse do të merrte pjesë në ndonjë format televiziv takimesh (si “The Bachelor”), Lopez e hodhi poshtë kategorikisht idenë, duke thënë se nuk do të bënte asgjë që do t’ia prishte gjendjen e mirë që ka tani, sepse ndihet ‘fantastike’.
Megjithatë, ajo nuk e përjashtoi mundësinë e një lidhjeje të re, duke shtuar se një ditë mund të njohë dikë ‘nëse është mjaftueshëm i mirë’. Lopez kujtoi edhe ndarjen nga Ben Affleck, pasi në gusht 2024 ajo paraqiti kërkesë për divorc, pak më shumë se dy vjet pasi u martuan në korrik 2022.
Ndërkohë, Affleck ka tre fëmijë me ish-bashkëshorten Jennifer Garner. Lopez ka folur edhe më herët për pauzën që i bëri jetës sentimentale pas kërkesës për divorc, duke thënë se vendosi të ndalojë dhe të fokusohet te vetja.



