Dasma e djalit të çiftit Beckham, Brooklyn dhe Nicola Peltz ishte një nga më të përfolurat e vitit 2022. Ceremonia kushtoi rreth 5 milionë dollarë. Por mesa duket planifikimi ishte një makth per ta, ose kështu pretendon çifti, që ka paditur planifikuesit e dasmës. Më 9 prill të vitit të kaluar, të dy ata magjepsën botën me dasmën e tyre, e cila u zhvillua në pronën e familjes Peltz në Miami.

Nicola ishte veshur me fustanin madhështor Valentino me një kuptim të fortë simbolik, ndërsa Brooklyn ishte veshur me një kostum Dior. Së fundmi Pelz dhe Beckham pretendojnë se u është dashur të shkarkojnë organizatoret e dasmave Nicola Braghin dhe Arianna Grijalba, të njohura dhe shumë të vlerësuara në mjedis vetëm disa javë para ditës së madhe.

Të dyja ato e kishin marrë detyrën dy muaj para dasmës, pasi kompania e mëparshme kishte hequr dorë pas më shumë se një viti punë për shkak të angazhimeve të shumta. Ka shumë arsye për mosmarrëveshjen, për nusen lulet nuk ishin mjaftueshëm të bardha, për nënën, Claudia Petz, kostoja ishte shumë e lartë.