Ylli televiziv, Kylie Jenner, u ka dhënë fansave një pamje nga afër të shtëpisë së saj të ëndrrave në Calabasas, të cilën e bleu nga Miley Cyrus për 15 milionë dollarë në vitin 2020.
Megjithatë, gjashtë vite më vonë, rezidenca ende nuk është përfunduar dhe Jenner nuk është zhvendosur aty.
Sipërmarrësja 29-vjeçare publikoi një video gjashtëminutëshe në “Youtube”, ku tregoi përparimin e punimeve.
“Do të shkoj në kantierin tim të ndërtimit. Kam ndërtuar një shtëpi për rreth gjashtë vjet. E bleva pronën në vitin 2020”, tha ajo.
Kylie tregoi se në projekt është përfshirë edhe peizazhisti i njohur Jim Hyatt. Hyrja e rezidencës është shtruar me kalldrëm të ricikluar dhe rrethohet nga ullinj dhe livando.
Sipas një raporti të mëparshëm, ajo kishte shpenzuar rreth 500 mijë dollarë për pemët e ullirit. Ajo zbuloi gjithashtu se një pjesë e ullinjve vinin nga motra e saj, Kendall Jenner, e cila po kryente punime në një prej pronave të saj.
“Jo vetëm që janë kaq të bukura, por më kujtojnë motrën time”, u shpreh Kylie.
Gjatë turneut, Kylie u shfaq me një bluzë të zezë me një shpatull dhe pantallona të shkurtra të zeza me bel të ulët, ndërsa kishte hedhur një xhaketë gri mbi shpatulla dhe mbante syze dielli.



