Britney Spears është rikthyer në Instagram me një video “të çuditshme”.

Këngëtarja e njohur kishte çaktivizuar për pak kohë llogarinë e saj personale, por ajo u kthye dhe e bëri duke postuar një kërcim të pazakontë. 41-vjeçarja ka festuar ditëlindjen në mënyrën më “Britney” të mundshme dhe “ka shtypur rastësisht butonin” për të çaktivizuar profilin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Channel 8 (@britneyspears)

Mirëpo, ajo ka vendosur të “festojë” me miqtë e saj online dhe në videon që ka publikuar shihet teksa kërcen e veshur me një bluzë të kuqe, duke ngrënë tortë nga dyshemeja.

“Po, unë kam festuar ditëlindjen time gjatë gjithë javës,”- ka shkruar ajo në postimin e saj.