Rezulton se aktorët dhe këngëtarët më të mëdhenj të botës së artit janë njerëz, ashtu si ne të tjerët. Gjesti i mirë i Lady Gaga-s në ngjarjen e tapetit të kuq të Oscars të dielën ishte dëshmi e kësaj dhe na ka rikthyer besimin te humanizmi.

Aktorja shfaqi shqetësimin më të madh kur një fotograf u pengua dhe desh u rrëzua teksa u përpoq të bënte një foto nga afër të këngëtares në tapetin e kuq. Teksa fotografi iu afrua yllit, dukej sikur ai mund të kishte shkelur dhe rrëshqitur mbi fustanin e saj të gjatë të zi dhe si pasojë, kishte pësuar një rrëzim.

Këngëtarja dhe njëkohësisht aktorja e njohur mbeti e habitur dhe e tronditur përpara se të nxitonte me taka të larta për ta ndihmuar atë të ngrihej. Në momentin që Gaga mbërriti, fotografi kishte arritur të ngrihej në këmbë dhe kur këngëtarja pa se gjithçka ishte nën kontroll, e qetë mori rrugën për në eventin kryesor.

Rrjetet sociale u mbushën me fansa të cilët shprehën admirimin e tyre për këngëtaren fituese të Oscar-it. Gjatë eventit, Gaga veshi një fustan elegant Versace. Ajo dha çmimin për filmin më të mirë me Liza Minnelli.