Për disa me fat, mosha është vetëm një numër. Ky është padyshim rasti i aktores hollivudiane, Salma Hayek, e cila bëri bujë me pamjen e saj të mrekullueshme në tapetin e Oscars 2023.
Hayek veshi një fustan mahnitës portokalli të Gucci të bërë me temina, i cili shkëlqente në mënyrë të mrekullueshme ndërsa aktorja kalonte në mënyrë elegante përgjatë tapetit të. Fustani nxirrte në pah figurën e saj dhe format e trupit. Pamja e saj u kompletua me një clutch floriri dhe një buzëkuq rozë të errët.
Hayek shoqërohej nga vajza e saj 15-vjeçare, Valentina, e cila kishte veshur një fustan të bukur, të kuq, të errët dhe mjaft elegant.
Kjo është hera e dytë në muajt e fundit që Valentina bën dalje publike me nënën e saj në një event të profilit të lartë, pasi u shfaq edhe në sfilatën e Gucci në Javën e Modës në Paris në shkurt. Me siguri nuk do të jetë as hera e fundit.