Luizi dhe Kiara janë çifti i parë i krijuar në shtëpinë e Big Brother VIP, por duket se nuk do jenë të vetmit.

Teksa ditët kalojnë është vënë re një afrimitet mes Kristit dhe Keisit, të cilët nuk i kanë kursyer flirtet me njëri tjetrin, madje dhe kontaktin fizik.

Ditën e sotme, teksa ndodheshin në dhomën e grimit, ata madje kanë shkëmbyer dhe një përqafim.