Futbollisti i famshëm, Lamine Yamal, zgjodhi Cartagena de Indias, në bregun karaibik të Kolumbisë, për të kaluar disa ditë pushimesh pas fitores së titullit botëror me Spanjën.
Talenti 19-vjeçar i Barcelonës, u pa të shëtiste në qëndrën historike të qytetit i shoqëruar nga stafi i tij i sigurisë, duke tërhequr vëmendjen e rezidentëve dhe turistëve.
Disa tifozë publikuan në rrjetet sociale video të futbollistit teksa dilte nga hoteli duke përshëndetur të pranishmit dhe duke bërë disa fotografi. Kryetari i Bashkisë së Cartagena, Dumek Turbay Paz, iu gëzua pranisë së yllit të futbollit spanjoll duke nënvizuar se qyteti është gjithnjë një vend ideal për protagonistët e mëdhenj të sportit.
Pas triumfit të Spanjës në Botërorin 2026, futbollistët e La Roja nisën periudhën e pushimeve duke zgjedhur destinacione turistike. Yamal zgjodhi pikërisht këtë qytet në brigjet karaibike kolumbiane dhe prania e tij ngjalli shumë entuziazëm.



