Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta nga pushimet e saj në Itali, ku po shijon ditët e fundit të verës në shoqërinë e binjakëve të saj, Max dhe Emme, përpara se ata të nisin studimet në kolegj.
Lopez publikoi një seri fotografish familjare në rrjetet sociale, të cilat i shoqëroi me mbishkrimin:
“Një udhëtim me ‘kokosat’ e mi para se të nisen për në kolegj”.
Postimi tërhoqi menjëherë interesin e fansave, pasi Lopez rrallë ndan imazhe me fëmijët e saj.
Gjatë udhëtimit, familja vizitoi disa nga destinacionet më ikonike të Italisë. Ata eksploruan Koloseun në Romë, shijuan kuzhinën tradicionale italiane dhe nuk mungoi as një shëtitje romantike me gondolë në kanalet e Venecias, ku realizuan edhe disa fotografi së bashku.
Jennifer u shfaq elegante, siç ndodh shpesh në daljet e saj publike, ndërsa Max dhe Emme preferuan një stil më casual, me veshje sportive dhe të rehatshme.
Megjithatë, nuk ishte udhëtimi luksoz ai që dominoi komentet në rrjetet sociale. Vëmendja e ndjekësve u përqendrua te një detaj që u vu re në fotografitë nga Venecia: binjakët dukeshin më të angazhuar me telefonat e tyre sesa me peizazhin përreth.
“Sa trishtuese… në një gondolë në Venecia dhe me sytë te telefoni. Kam përshtypjen se si shoqëri kemi humbur diçka”, shkroi një përdoruese.
Të tjerë vunë në dukje edhe faktin që Max dhe Emme mbanin kufje gjatë një pjese të vizitave.
“Gjithmonë me kufje në vesh? Sa e trishtueshme”, komentoi një tjetër ndjekës.









