Një pasagjere në një fluturim të Delta Air Lines lindi fëmijë ndërsa avioni ishte në ajër, rreth 30 minuta para se të mbërrinte në destinacionin e tij përfundimtar, ku bëri një ulje emergjente. Gruaja shtatzënë hipi në një avion në Atlanta (Georgia, juglindje) të premten për një fluturim pesë-orësh për në Portland (Oregon, veriperëndim). Mbërritja ishte planifikuar rreth orës 22:00 (ora lokale).
Sipas linjës ajrore, foshnja një vajzë 2.5 kilogramë. Lindi rreth dy javë më herët se sa pritej, pasi avioni Boeing 737 kishte ende gjysmë ore kohë fluturimi para se të arrinte në destinacionin e tij.
“Falënderojmë ekuipazhin dhe punonjësit e shëndetësisë që ishin në bordin e fluturimit dhe ndërhynë për t’i ofruar kujdes një klienti në fluturim para se të ulej në Portland”, tha Delta në një deklaratë të parë nga AFP, duke i uruar “më të mirat familjes së re”. Anëtarët e ekuipazhit i ofruan ndihmë pasagjerit, ashtu si edhe një mjek dhe dy infermierë, të cilët ishin midis 152 pasagjerëve të tjerë në fluturimin DL478.
A Delta flight from Atlanta to Portland gained a new passenger when a woman went into labor mid‑flight. Crew members and a doctor on board helped safely deliver a baby girl. Both the mother and baby are doing well. @DavidMuir reports. https://t.co/BFjE283KEh pic.twitter.com/dlCbM2lyI4
— World News Tonight (@ABCWorldNews) April 28, 2026



