Politikani estonez Rain Epler është kthyer në një nga emrat më të komentuar në mediat sociale për stilin e tij të veçantë të flokëve, që shumë përdorues e kanë krahasuar me figurat ikonike “Playmobil”. Fotografia e tij është shpërndarë gjerësisht në platforma të ndryshme, duke nxitur reagime të shumta.
Rain Eppler, anëtar i Partisë Konservatore Popullore të Estonisë (EKRE), ka lindur në vitin 1977 në Talin. Para angazhimit në politikë, ai ka ndërtuar një karrierë në sektorin e biznesit, kryesisht në kompani teknologjike dhe konsulence. Në vitin 2020, ai mbajti për një periudhë të shkurtër postin e Ministrit të Mjedisit dhe aktualisht është deputet në parlamentin estonez.
💇 Hairstyles in the Estonian parliament are a form of modern art in their own right. pic.twitter.com/JsI75xikTS
— NEXTA (@nexta_tv) April 21, 2026
Përtej pamjes së tij, një postim i fundit në Facebook tërhoqi gjithashtu interes të madh. Në të, politikani iu referua një kutie të njohur me çokollata nga Kalev, duke sugjeruar me humor një dizajn alternativ për paketimin, në rast se do të krijohej një version me liker për të rritur. Në mënyrë ironike, në vend të figurës tradicionale në paketim, ai vendosi portretin e tij, një veprim që u prit me komente të shumta dhe reagime kreative nga përdoruesit.
Komentet nuk munguan dhe shpesh kishin tone humoristike. Një përdorues shkroi: “Mendova se ishte një imazh i krijuar nga inteligjenca artificiale, por është real”, ndërsa një tjetër ironizoi: “Pse të mos shfaqet kështu edhe në zgjedhje?”. Të tjerë shtuan batuta si: “Nëse është me liker, ndoshta edhe sytë duhet të shkëlqejnë”, apo “mund të jetë një ide e veçantë marketingu”.



