Këngëtarja e njohur italiane, Elodie dhe balerina shqiptare, Françeska Nuredini, kanë marrë gjithë vëmendjen me postimet e fundit në profilet e tyre në rrjetet sociale.
Dy vajzat, të cilat janë prej kohësh në një lidhje dashurie, kanë postuar disa fotografi dhe video nga pushimet së bashku.
Këngëtarja ka postuar një video që ka tëhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve pasi shfaqet duke i dhënë një puthje pasionante partneres së saj.
Edhe Françeska ka postuar në “Instagram” foto e video ku shfaqet së bashku me këngëtaren italine, duke shijuar pushimet në një jaht luksoze, ku nuk mungojnë momentet intime.
Kujtojmë se muajin e kaluar u përfol se mes dy vajzave të njohur kishe hyrë një person i tretë. Aludimet nisën nga fansat e tyre, të cilët thonin se Elodie nuk ndiqte në rrjetet sociale balerinën që kishte bashkëpunuar në klipet e saj, Megan Ria.
Sipas tyre, shkak janë bërë disa fotografi të vjetra të Megan dhe Françeskës, të cilat shfaqeshin shumë të afërta.
Por mesa duket një gjë e tillë nuk ka ndikuar aspak në romancën e Elodie me balerinën shqiptare, e këtë e treguan me postimet mjaft provokuese që bënë me njëra-tjetrën në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Elodie është një nga emrat më të njohur të muzikës italiane dhe shpesh është në qendër të vëmendjes për stilin e saj, projektet artistike dhe jetën private.



