Colonia Moscardó, klub i kategorisë së katërt në Spanjë, ka përfunduar në qendër të polemikave pas publikimit të një videoje promovuese të konsideruar fyese dhe diskriminuese. Në permbajtjen, e cila më pas u fshi nga rrjetet sociale, presidenti i klubit Javi Poves shfaqet duke i ndjekur disa lojtarë të besimit mysliman me një proshute iberike, në kuadër të asaj që ishte prezantuar si një “nismë promovuese” e lidhur me një shpërblim për ndeshjen e ardhshme.

Në video dëgjohet edhe fraza “ha mish derri”, element qё menjëherë ka nxitur kritika dhe akuza për përmbajtje me sfond fetar dhe diskriminues. Reagimi i opinionit publik ka qenë i menjehershëm, duke e detyruar klubin ta fshijë videon. Vetë Poves më pas është përpjekur të mbrohet: “Ishte diçka argëtuese, e hoqëm sepse nuk u pëlqeu të gjithëve, por mendoj se disa duan ta perdorin per ta sulmuar Moscardón”, deklaroi ai.

Më tej shtoi: “Nëse dikush eshte ndier i ofenduar mё vjen keq, por besoj se po shikohet në drejtimin e gabuar.” Ai mund të pezullohet deri në 2 vjet nga Federata Spanjolle e Futbollit.