Gjatë një interviste për emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, psikologia Loreta Caka ka folur më shumë lidhur me dashurinë, obsesionin apo tradhtinë.
E pyetur nga moderatori i njohur se ‘kush janë më shumë fajtorë dhe kush janë më shumë viktima, femrat apo meshkujt?’, psikologia u përgjigj:
“Përgjithësisht, siç ne e dimë, shikojmë dhe dëgjojmë, pa dashur t’i futem statistikave konkrete, femrat janë më shumë viktima, duke qenë se janë më të prirura drejt të pamundurës, janë të prirura drejt refuzimit. Sakrifikojnë veten e tyre, humbin veten e tyre për të arritur një mashkull. Ka raste që janë dhe djemtë, por më së shumti janë vajzat. Duke qenë se ato janë pak të brishta, më delikate, më empatike. Djemtë janë pak më të ftohtë, kanë ego më shumë se sa femrat. Dhe kjo gjë femrat i predispozon më shumë që të jenë viktima në këtë aspekt”.

