Një grua gjermane ka sjellë në jetë, për herë të tretë radhazi binjakë, në një rast të pazakontë që mjekët e konsiderojnë tejet të rrallë. Jasmin Rittner lindi më 27 maj, vajzat Julia Anja Valentina dhe Estephania Lorena Marie, njoftoi spitali në qytetin gjerman, Furth.
Çifti Jasmin dhe Andreas Rittner u bënë prindër të binjakëve Daniel dhe Emilio në verën e vitit 2023, ndërsa një vit më vonë mirëpritën Simone dhe Anastacia. Tashmë familja është zgjeruar me binjakët e tretë. Mjekja Anja Forster, e cila ka ndjekur të tre shtatzënitë, tha se lindja e binjakëve, për herë të tretë radhazi, është një rast i jashtëzakonshëm, sidomos duke pasur parasysh se çifti nuk ka përdorur trajtime për fertilitetin.
Është thjesht një rastësi, u shpreh ajo.
Vetë Jasmin Rittner tha se gjithmonë ka dëshiruar të ketë një familje të madhe, ndërsa bashkëshorti i saj Andreas e përshkroi zgjerimin e familjes si “një ndjesi shumë të mirë”.



