Rizarta Hoxha ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, ku ka komentuar raportin që ka me ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.
Rizarta u shpreh se ka patur disa personazhe që brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri i vlerësonte shumë, por jashtë nuk i vlerëson aspak.
Pjesë nga intervista:
Më lejo të ta thjeshtoj punën, të jap unë disa emra dhe ti më jep një koment se si është raporti juaj. Loredana?
Është raport i mirë.
Me Eglin?
Raport ok.
Atëherë nuk paske probleme me asnjë?
Jo, probleme nuk kam
Po me Gjestin?
Nuk e di, nuk më ka rastisur që t’a takoj dhe të shoh se si është raporti tani. Normalisht që e respektoj. Takimi i fundit ka qenë në një situatë respekti. Kështu që mendoj se ruajmë të njëjtin respekt. Unë mendoj se të gjithë e ruajmë respektin me njëri-tjetrin atje brenda, pastaj me kë shoqërohemi dhe me kë jo, varet edhe nga rutina dhe nga gjërat ne bëjmë. Po ka disa personazhe që aty brenda i vlerësoja jashtëzakonisht shumë dhe jashtë nuk i vlerësoj aspak. Mendoj që kuptohen nga publiku që të mos përmend emra. Është surprizues “Big Brother” se aty brenda ndonjëherë edhe luajnë një rol që ti nuk e kupton dhe pastaj jashtë i shikon në situata të tjera.



