Tani që është sezoni i festave, njerëzit nisin dhe shkruajnë një listë me dëshira. Këtë nuk e bëjnë vetëm fëmijët por edhe të rriturit.

Madje një modele e “OnlyFans”, Kerolay Chaves, ka shprehur një dëshirë mjaft të çuditshme. Influencuesja, e cila pretendon se është ‘virgjëresha e fundit’ në aplikacionin për të rritur, dëshiron një të dashur të pashëm dhe besnik.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi ajo kërkon që i dashuri i saj të jetë shumë i mirë edhe në shtrat. Nuk kërkon shumë apo jo?

 “Nuk është e lehtë të gjesh një burrë që të përfshihet kështu. Ata që janë besnikë nuk më kënaqin në shtrat, por ata që nuk janë besnikë më kënaqin. Unë tashmë kam bërë një premtim. Kjo është përpjekja ime e fundit. A nuk është njeri i gatshëm të më japë atë që dua dhe të mos më tradhtojë? A është kaq e vështirë?”, ka thënë ajo.