Të gjithë fansat u surprizuan kur këngëtarja me famë botërore, Rihanna, njoftoi në hapjen e ‘Super Bowl 2023’ se është shtatzënë për herë të dytë.
E teksa dhe pak muaj e ndajnë për të sjellë në jetë bebushin e saj, së fundmi fansat kanë zbuluar një detaj i cili tregon se këngëtarja mund të jetë në pritje të një vajze.
Partneri i yllit të muzikës, reperi A$AP Rocky ka postuar një album për Ditën e Baballarëve dhe në videon e parë të publikuar, ai lan dhëmbët me një pastë dhëmbësh me ngjyrë rozë.
Menjëherë përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vërshuar me komente dhe janë të sigurt se ata do të bëhen prindër të një vajze.
“Videoja e tij e parë po na tregon se Riri është në pritje të një vajze”-shkruan një komentues.
“Pasta e dhëmbëve ngjyrë rozë dhe kapuçi po më tregon se është e sigurt që po presin një vajzë.”-shkroi një tjetër fans.
“A supozohet që videoja e parë të zbulojë gjininë e bebit?”- shtoi dikush.
“Pasta ngjyrë rozë është një provë që ata do të bëhen me vajzë”- tha një tjetër.
Menjëherë kanë vërshuar komentet, të cilat “zbulojnë” se A$AP na ka treguar në mënyrë mjaft interesante se do të bëhet babai i një vajze.