Edhe Afrona Dika e ka hedhur pas krahëve historinë e dashurisë me këngëtarin e njohur, Blero Muharremi. Disa kohë më parë modelja bëri lëmsh rrjetin duke publikuar disa foto që tregonin se kishte nisur një romancë të re.=

Por së fundmi duket se është zbuluar edhe identiteti i personit me të cilin është në një lidhje Afrona.

Ne “Instagram”, një person me emrin James ka postuar një foto i shtrirë, ndërsa para tij duket edhe modelja shqiptare. Nga emri duket se personi në fjalë është i huaj.

Në foton e postuar ai nuk e ka zbuluar identitetin e tij, duke u shfaqur pa fytyrë, ndërsa duket vetëm pak Afrona. “Gjithmonë zjarr,”-shkruan James krahas imazhit, duke etiketuar edhe Dikën.

Nga ana tjetër edhe Blero Muharremi ka vazhduar jetën e tij. Ka qenë vetë këngëtari i cili e ka bërë publike në rrjetet sociale romancën e tij të re.

Kujtojmë që Blero dhe Afrona janë martuar në vitin 2019 në një ceremoni me familjarë dhe miq të ngushtë. Kjo është martesa e dytë për Bleron, pasi më përpara këngëtari ka qenë i martuar me aktoren Teuta Krasniqi, me të cilën kanë edhe një vajzë me emrin Tara.