Nëse po planifikoni një shtatzëni, ekspertët këshillojnë që të tregoni kujdes me sasinë e kafeinës që konsumoni çdo ditë. Sipas disa studimeve, konsumimi i më shumë se pesë filxhanëve kafe në ditë, që korrespondon me rreth 500 mg kafeinë, mund të ulë mundësinë për të mbetur shtatzënë deri në 1.5 herë.
Për këtë arsye, specialistët e fertilitetit rekomandojnë që si gratë ashtu edhe burrat të shmangin sasitë e tepërta të kafeinës gjatë periudhës kur po përpiqen të kenë një fëmijë. Megjithatë, moderimi mbetet fjala kyçe. Konsumimi i arsyeshëm i kafesë zakonisht konsiderohet i sigurt për shumicën e njerëzve, por për këshilla të personalizuara është gjithmonë e rekomandueshme konsultimi me një mjek ose specialist të fertilitetit.
Kafeja përmban kafeinë, një stimulues natyral për trupin dhe sistemin nervor qendror. Kjo rrit më tepër vigjilencën, dhimbjen e kokës, nervozizmin, rrahjet e zemrës dhe mund të shkaktojë edhe marrjamendje. Njerëzit reagojnë ndaj kafeinës në mënyra të ndryshme. Disa nuk përjetojnë asnjë simptomë, ndërsa të tjerë kanë një sërë simptomash. Shpesh mënyra se si reagoni ndaj kafeinës ka të bëjë me sasinë që jeni mësuar të pini. Nëse zakonisht nuk pini kafe dhe rastis të pini gjatë ditës disa filxhanë, ka shumë gjasa të përjetoni rrahje të shtuara të zemrës.
Edhe pse efektet e kafeinës mund të bëjnë që zemra juaj të rrahë më shpejt, ky efekt nuk ka gjasa të shkaktojë probleme shëndetësore. Një studim i fundit zbuloi se ata që pinin kafe katër herë ose më shumë në ditë kishin 18 % më pak gjasa të përjetonin rrahje të parregullta të zemrës në krahasim me ata që nuk pinin fare kafe. Gjetjet e studimit nuk tregojnë domosdoshmërisht se kafeja ka një efekt mbrojtës në zemër, por se nuk shkakton efekte të dëmshme në zemër.



