Pas përfundimit të aventurës së tij në “BBV”, finalisti Miri është rikthyer në rrjetet sociale me një postim që ka tërhequr vëmendjen. Në mesazhin e tij të parë në Instagram, ai ka zgjedhur t’ua dedikojë fjalët falënderuese fansave dhe njerëzve të afërt, të cilët e mbështetën gjatë gjithë rrugëtimit.

“Ju falënderoj nga zemra, mbështetja juaj ka qenë forca ime më e madhe,”-shkruan ai.
Miri, i njohur edhe si pjesë e grupit West Side Family, e mbylli reagimin me tone shumë emocionale: “Ju mbaj në zemër dhe ju dua pafund.”


