Erion Veliaj ka folur për herë të parë në Top Story me Grida Dumën, për arrestimet e tre drejtorëve të rëndësishëm të bashkisë së Tiranë.

Ai u shpreh se pasi ka dalë nga spitali ka mësuar për atë që kishte ndodhur, ndërsa tha se në 11 mijë veta staf në bashki, nuk mund të ketë edhe njerëz që kanë probleme me drejtësinë.

Veliaj tha se vetë Bashkia i ka vënë në dispozicion Prokurorisë çdo dokument që ka kërkuar.

“Kur dola nga spitali zbulova problemin që kishte organizata ime. Në 1 mijë procedura që ka bashkia, fakti që sot edhe për 1% jo vetëm që nuk i bëhet rezistencë, por shkresat në Prokurori cohën vetë nga bashkia, çdo gjë që i kërkon Prokuroria.

I njoh dhe i kam bashkëpunëtor, kemi bërë punë të jashtëzakonshme bashkë, Taulanti ka bërë 40 shkolla në Tirane,” tha ai.

Gjatë intervistës Veliaj u shpreh se drejtësia duhet të bëjë punën e saj, dhe se sa kohë sistemi i auditimit i bashkisë nuk i ka kapur këtë gabime, atëherë ka lindur nevoja që t’i kapë një tjetër sistem.

Opozita dhe mesazhet e koduara për Ramën?

Më tej foli edhe për protestën e organizuar nga opozita jashtë dyerve të bashkisë.

“Ti mjafton të shikosh se kush protestoi para bashkisë, Ilir Meta dhe partiçka e tij. Të dalë Ilir Meta dhe të protestojë kundër korrupsionit, është tamam ajo me historia me breshkën. Të dalë Argita Berisha dhe të thotë SPAK-u qenka shumë i mirë, kur arreston 2 vetë nga 11700 punonjës të bashkisë. Ndërkohë që SPAK-u është shumë i keq kur arreston babin e vet. Jam duke folur për ata 100 vetë që ishin poshtë bashkisë dhe raporti që kanë me drejtësinë. Raporti që kanë ata është që kur babi dhe kur burri arrestohet, SPAK-u, Altin Dumani, që tani i vënë nofka, është shumë i keq, kur bën këta të bashkisë është shumë i mirë”, u shpreh Veliaj.

Sa i përket akuzave të opozitës, pas mesazhit të tij lidhur me këtë ngjarje, se i dha mesazhe me kode kryeministrit, Veliaj u shpreh: “Ne mund të kemi debate si do jetë një projekt, por te kjo gjë, unë i qëndroj fjalë e presje kryeministrit, opozita do t’i bëjë gjunjët me kalla që një ditë unë të kem konflikt me Edi Ramën, por nuk besoj se do vijë. Ne nuk kemi avokati. Edhe njeriu më i afërt që ka probleme me drejtësinë, t’i zgjidhë me drejtësinë.” tha Veliaj.

Historia që të gjithë janë të korruptuar…

“Unë si kryetar bashkie, sigurimsat që i rrinë njerzve poshtë fustanit nuk i kthejmë dot. Ajo që njerëzit 11700 duhet ti dish përmendsh, nuk e bëj. Atë që më lejon ligji e kam bërë, për administratën bashkëpunim total me prokurorinë.

Kurdo që më tërrasin në SPAK, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thrritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim. Për transformimin e Tiranës, sot ishin gjithë ministrat e turizmit në Tiranë, vitin tjetër jemi kryeqyteti mesdhetar i kulturës.

Nëse mendoni por asnjë prej nesh nuk është pa të metë. Përgjimit të njerëzve ligji nuk ja njeh kryetarve të bashkisë, por policisë. Monopolin e ndalimit të dikujt e ka policia dhe gjykata. Askush nuk dilte para drejtisës, tani maxhoranca e mështet këtë punë”-tha Veliaj.

A është thirrur nga SPAK?

Veliaj tha se nuk është thirrur, por nëse SPAK do e kërkojë, do të shkojë të japë përgjigje.

“Kurdo që më thërrasin, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thërritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim’-tha Veliaj në Top Story.

Kryetari i bashkisë tha se ka bashkëpunim të fortë me prokurorinë, dhe këtë mund ta vërtetojë drejtësia.

“Bashkëpunim total me prokurorinë. Kthejmë përgjigje rekord të plota. Ndonjëherë çojmë më shumë seç duhet. Zelli për bashkëpunim nuk duhet vënë farë në dyshim. Është gjykata që i vërteton këto. Sot ka pafundësi akuzash, deri më sot shumica janë rrëzuar ose mbyllur. Nëse është e vërtetë do marrin dënimin e merituar. Në bashkinë e Tiranës zhvillohen 1 mijë procedura, 30 ditë në ditë. Ka një gamë të gjerë, edhe prokurorë janë qytetarë të këtij qyteti, në orarin e punës, detyra e tyre është në të gjitha institucionet është të shohin shkeljet, detyra ime është bashkëpunimi. Në këto 10 vite ka pasur tërmet drejtësia”-shtoi Veliaj.