Prej mëngjesit të sotëm (20 qeshor) forca të shumta të Policisë së Shtetit, përfshirë edhe forcat RENEA kanë zbarkuar në një megaoperacion në kampin MEK në Durrës, për të ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet dhe zyrat ku janë strehuar aktivistë të opozitës iraniane.
Aksioni është shoqëruar me përplasje mes forcave shqiptare të Policisë dhe iranianëve.
Kamera e TopNews arriti të futej brenda spitalit të kampit të muxhahedinëve në Manëz, ku u pa dhe trupi i pajetë i një prej banorëve.
“Janë 100 persona të plagosur. Viktima është rreth 60 vjeç. Njerëzit janë goditur me shkop dhe gaz lotsjellës nga Policia e Shtetit”, tha mjeku i kampit.