Teksa ka kërkuar për herë të dytë të marrë fjalën në Kuvend dhe nuk i është dhënë nga drejtuesja e seancës, Lindita Nikolla, kreu i PD, Sali Berisha ka hyrë live në “Facebook”.

I rrethuar nga Garda e Republikës dhe me gjysmë parlamenti bosh, Berisha ka nisur të flas nga foltorja e Kuvendit ku iu është drejtuar ndjekësve të tij.

Në fjalën e tij Berisha akuzoi Ballën për porositjen e vrasjes së avokatit të Çapjas, Ravik Gurra.

“Je i akuzuar për vrasje ke prositur vrasjen e Ravik Gurrës. Shko në prokurori. Hera e dytë që akuzohesh se porosit vrasje. Me asgjë nuk mund të lahesh për porositjen e vrasjes”-tha Berisha.