Përshkallëzohet protesta e opozitës! Shashka dhe kapsolla nga protestuesit, tentohet të çahet kordoni i Policisë

Ashtu siç paralajmëruar ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, në protestën e sotëm të nisur në orën 17:00, protestuesit kanë ndjekur skenarin e dhunës.

Me bomba molotov, kapsolla dhe shashka protestuesit e opozitës kanë çarë kordonin e Policisë.

Mes asaj zhurme dhe pamjeve të dhunës, në sfond dëgjohen thirrjet e organizatorit të protestës, “Poshtë qeveria, vendosim ne”.