Janë identifikuar dy viktimat që kanë humbur jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë- Durrës.
Bëhet me dije se viktimat janë Roxhesa Klironomi, 24 vjeç dhe Silva Gjergji 26 vjeç.
Vajzat e reja pasi kishin darkuar deri në orët e vona të mbrëmjes në Durrës, ishin nisur drejt Tiranës, teksa automjetin e drejtonte një 26-vjeçar i identifikuar si Arbër Tivari.
Të rinjtë po udhëtonin me automjetin tip “Ford” me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës.
Dyshohet se drejtuesi i makinës Arbër Tivari, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen rreth orës 1:15 pas mesnate në kilometrin e 7-të të autostradës Durrës Tiranë.
Policia ka bërë arrestimin e të riut nga Durrësi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Dyshohet se shpejtësia është shkak i aksidentit, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.