Në momentin që një bletë ju pickon, ke dhimbje dhe krurje, kjo për shkak se bleta lëshon pak helm nëpërmjet pickimit të saj.

Helmi i bletës përmban proteina që shkaktojnë dhimbje dhe mund të ndikojë në sistemin imunitar dhe qelizat e lëkurës. Por kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që vetë bleta duhet të kalojë.

Nëse ju do të jeni mirë pas disa orësh, bletët nuk do të jenë aq me fat. Bletët zakonisht nuk i thumbojnë njerëzit, nëse nuk ndihen të kërcënuara ose nëse i shkelni rastësisht.

Problemi është se pasi bleta pickon, nuk mund ta nxjerrë thumbin nga lëkura juaj. Ai pickim nuk është vetëm një mekanizëm mbrojtës, por ai gjithashtu përmban pjesë të traktit tretës të bletës, nerva dhe muskuj të cilët, për fat të keq, janë të nevojshëm për funksionimin normal të bletës.

Pra, pasi i humb të gjitha këto, ajo nuk mund të mbijetojë dhe në shumicën e rasteve vdes.