Psikologia, Jaimie Bloch ka ndarë së fundmi në Instagram zakonet që prindërit praktikojnë për të rritur fëmijë të sigurt. Fëmijët mësojnë duke i parë prindërit e tyre. “Një nga mënyrat më të fuqishme që mund t’u mësoni atyre të pranojnë veten është ta demonstroni atë me shembullin tuaj. Kur prindërit tregojnë një marrëdhënie të shëndetshme me identitetin e tyre, fëmijët mësojnë se është në rregull të mos jesh perfekt”, shpjegon Bloch në postim.
Një mentalitet fleksibël i ndihmon fëmijët t’i shohin sfidat si mundësi dhe jo si dështime. Bloch thekson se: “Kjo qasje promovon elasticitetin, redukton perfeksionizmin dhe promovon dhembshurinë për veten”.
Krahasimi me të tjerët është një pjesë e natyrshme e rritjes, por krahasimi i vazhdueshëm mund të dëmtojë vetëbesimin e fëmijëve, thotë psikokogia. “Fokusohuni në cilësitë e brendshme, si mirësia, ndershmëria dhe këmbëngulja, në vend të arritjeve të jashtme apo pamjes së jashtme”, këshillon ajo.
“Fëmijët duhet të ndihen të sigurt në shprehjen e personalitetit të tyre të vërtetë, pa frikë nga gjykimi. Një shtëpi që pranon dhe kupton ndjenjat e tyre u mundëson të zhvillojnë një imazh pozitiv për veten”, pohon psikologia.
Fëmijët shpesh luftojnë me emocione intensive dhe pa mjete për t’i menaxhuar ato, ata mund të zhvillojnë një imazh negativ për veten. Bloch vëren: “Mësojini se si të njohin dhe menaxhojnë ndjenjat e tyre për të ndërtuar vetë-pranim”.
Fëmijët që mendojnë se janë të aftë dhe i kontrollojnë vendimet e tyre shpesh kanë vetëbesim më të madh”, thekson psikologia. Është e rëndësishme t’u ofrohen mundësi atyre që të marrin vendime dhe të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre në mënyrë që të zhvillojnë ndjenjën e kompetencës dhe pavarësisë.




