Hormonet ndikojnë shumë më tepër sesa thjesht te humori. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës, nivelin e energjisë, cilësinë e gjumit, stresin, mbajtjen e lëngjeve në trup, dëshirat për ushqim, shëndetin e flokëve dhe madje edhe në mënyrën se si duket fytyra juaj.
Hormonet kryesore që ndikojnë në bukurinë dhe mirëqenien e grave janë:
• Esterogjeni
• Progesteroni
• Kortizoli
• Melatonina
• Oksitocina
Kur këto hormone janë në ekuilibër, trupi zakonisht ndihet më i qetë, më energjik, më i lehtë dhe në harmoni me veten.
Lajmi i mirë është se nuk nevojiten dieta ekstreme për të ruajtur këtë balancë. Disa zakone të thjeshta të përditshme mund të bëjnë diferencën:
• Gjumi cilësor dhe i mjaftueshëm
• Konsumimi i proteinave dhe yndyrnave të shëndetshme
• Menaxhimi i stresit
• Aktiviteti fizik i rregullt
• Marrja e magnezit dhe omega-3
• Reduktimi i stresit kronik
Kujdesi për hormonet është një nga hapat më të rëndësishëm drejt shëndetit, energjisë dhe bukurisë natyrale.


