E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë astrologia Elena Demollari. Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji gusht për secilën shenjë të zodiakut…
Peshorja
Duhet të ketë kujdes nga persona që mund të jenë të varur nga droga, alkooli, nga bixhozi. Të kenë kujdes nga personat që janë materialistë. Duhet të kenë kujdes që të mos bien pjesë e ndonjë mashtrimi, manipulimi dhe intrigës. Një kurorë me sherre dhe debate, një kredi e marrë. Duhet të kenë kujdes në çështje familjare, mos të shkatërrojnë familjen e tyre në momentin e fundit. Se një kurorë mund të shkatërrohet në momentin e fundit. Nuk do jenë të sigurt, stabël, duhet të shikojnë më tej. Do kenë pak pengesa në partneritet, do kenë krisje, por në fund fare do dalin të fituar. Nëse kanë menduar për një blerje shtëpie, do bëhet realitet.
Akrepi
Duhet të kujdes nga personat që u transmetojnë energji negative ose nga personat e ftohtë, persona që ‘merren shumë me thashetheme’. Duhet t’i japin drejtim jetës së tyre, të ecin përpara, mos t’a kthejnë kokën pas. Do jenë super të mbingarkuar në gusht, do thonë me vete se nuk munden, por nuk do të dorëzohen, do çeli diçka e re. Do jenë një familje e kompletuar, një ngritje ekonomike. Do jenë mirë si në punë, dashuri dhe në financë.




