Ka njerëz që shkojnë në Venecia për atë që quhet “biznesi i lëmoshës.” Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për persona nga Europa Lindore që fitojnë nga 500 deri në 1, 000 euro në shumë pak ditë.

I vetmi shpenzim që duhet të përballojnë këta vizitorë është bileta e autobusit. Udhëtimet e lira për të fituar para me lëmoshë nisën të shtoheshin me përhapjen e fjalës nga lypsarët vendas të cilët ishin të parët që e panë që mund të fitonin mirë.

Afërsia e qytetit me kufirin me Evropën Lindore e bën destinacionin edhe më tërheqës, veçanërisht pasi Serenissima tani është e rrethuar nga turistët 12 muaj në vit.

Lypësit kalojnë disa ditë në qytet dhe më pas kthehen në shtëpi me paratë e fituara në rrugë. Gjatë qëndrimit të qytet ata shkojnë në mensa ku disa shoqata u japin për të ngrënë dhe u sigurojnë një shtrat ku të flenë. Për pastrim, përpara se të kthehen në shtëpi, ata drejtohen te shatërvanët publike. /Top Albania Radio/