Astrologia e njohur, Serjona Picori, ishte dje në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku bëri parashikimin e yjeve.

Sipas saj, horoskopi i korrikut parashikon emocione të thella për Bricjapët.

“Bricjapi ka Hënën e plotë më 3 korrik. Do na bëjë të gjithë ne për gati 24 orë, 28 orë, të gjitha ëndrrat që kemi pasur, edhe iluzionet, për disa orë ne do mundemi të vihemi me këmbë në tokë dhe të shikojmë çfarë janë të realizueshme, edhe do t’i kthejmë sytë nga reputacioni jonë. Dhe kjo e prek automatikisht Bricjapin dhe në periudhën e Gaforres. Vetë do t’a bëjë të ketë më shumë përgjegjësi dhe maturitet në ëndrrat që ka krijuar, do mundohet t’i realizojë të gjitha”, tha astrologia Picori.