Shumica e hoteleve të mëdha dhe luksoze mund t’ju japin më shumë gjëra falas nga sa dini. Për shembull, xhel dhe shampo dushi zakonisht vendosen në banjën e hotelit, ndërsa furça dhe pasta e dhëmbëve nuk përfshihen në paketimin origjinal.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ata nuk i ofrojnë ato. Herën tjetër që ju nevojitet ndonjë produkt për higjienën tuaj personale orale, thjesht drejtohuni në recepsion dhe kërkoni atë. Do të zbuloni se ato ofrohen falas!

Ndërkaq, rikujtojmë se “Rambagh Palace” është hoteli më i mirë në botë për vitin 2023 sipas faqes së njohur të udhëtimeve Tripadvisor. I vendosur në rajonin e Jaipur në Indi, “Rambagh Palace” kryeson listën e hoteleve më të mirë sipas përshtypjeve të udhëtarëve, pas analizimit të më shumë se 1.5 milionë njësive të tjera të akomodimit.

I njohur ndryshe si “Xhevahiri i Japiurit”, rezidenca e ndërtuar në 1835 është kthyer në një destinacion tepër luksoz që përzgjedh vetëm klientë të pasur. /TAR/