Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka folur dje në emisionin “ Breaking” ku ka dhënë një parashikim për muajin korrik, teksa u ndal edhe te shenja e Akrepit duke bërë një analizë se si do të jetë gjendja ekonomike e tyre për gjatë muajve të verës.
“Akrepi është një shenjë që e do lekun shumë dhe të gjithë njerëzit më të pasur të botës lindin në shenjën e Akrepit, njihen si shenjë shumë ekonomike që dinë ta fitojnë dhe ta ruajnë lekun”, tha Meri Shehu.
Por sa i përket muajt korrik, astrologia tha se Akrepët do të harxhojnë shumë dhe java që na pret pra java e parë e korrikut do të jetë shumë e vështirë sepse do të shpenzoni pa ditur se ku po ju shkojnë lekët.
“Kjo do të jetë vera më e nxehtë sa i përket paraqitjes së tyre, dhe deri në fund të korrikut situata do të behët edhe më keq pasi në gusht do të keni vetëm borxhe pasi s’do ketë të ardhura ekonomike për shenjen e Akrepit.- shprehet Meri Shehu.