Flokë të gjatë, të shkurtër, me shkallëzim, kaçurrela, ja çfarë iu përshtatet me shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi: Modelet pranverore dhe dinamike. Modeli carre i çrregullt, me disa onde, balluke të çrregullta si dhe flokët me gjatësi mesatare dhe ngjyrë bionde apo të kuqe janë ato që iu shkojnë më tepër.

Demi: Modelet e flokëve mashkullore, klasike dhe joshëse. Prerjet asimetrike, me volum, balluke apo krehje të fryra janë ato më interesantet për ju.

Binjakët: Modelet pranverore, carre dhe rinore. Prerjet me shkallëzim, balluke të çrregullta dhe nuanca rebele janë idealet.

Gaforrja: Modelet glamour, natyrale dje me valëzime. Prerjet e çrregullta dhe që duken si të pakrehura janë ato më idealet.

Luani: Modelet Marilyn Monroe dhe super femërore. Flokët carre të shkurtra e të shpupuritura, me apo pa balluke dhe me krehje me volum, janë ato që do iu bëjnë të shkëlqeni.

Virgjëresha: Modelet klasike me vijë në mes ose anash. Mund t’i mbani të gjata, mesatare dhe si të dëshironi.

Peshorja: Modelet me onde dhe balluke. Mund t’i mbani carre ose me gjatësi mesatare, mjafton të kenë inde oshtë dhe balluke.

Akrepi: Modelet me balluke të gjatë dhe shkallëzim. Preferoni balluket rebele, prerjet e çrregullta dhe me gjatësi mesatare.

Shigjetari: Modelet e flokëve të gjatë e me disa valëzime. Preferoni edhe pak volum dhe vendoseni në pah fytyrën tuaj.

Bricjapi: Modeli carre i shkurtër dhe balluke. Disa onde të çrregullta do e bënin pamjen edhe më të bukur.

Ujori: Modelet glamour dhe moderne. Zgjidhni flokët me kaçurrela dhe sa më natyrale.

Peshqit: Modelet elegante si sirenë. Flokët me shkallëzim, disa onde dhe efekt si të lagur janë ato më të përshtatshmet për ju.