Vaji i peshkut prej vitesh konsiderohet si një nga suplementet më të mira për shëndetin e zemrës dhe trurit, por një studim i fundit po vë në dyshim këtë bindje të përhapur.
Sipas kërkimeve të publikuara në “Cell Reports”, efektet e tij nuk janë njësoj për të gjithë dhe në disa raste mund të jenë edhe të kundërta nga sa pritej.
Suplementet e prodhuara nga peshq të yndyrshëm si salmon dhe mackerel janë të pasura me omega-3, por shkencëtarët nga “Medical University of South Carolina” zbuluan se një prej përbërësve kryesorë, EPA, mund të ngadalësojë rikuperimin e trurit pas dëmtimeve të përsëritura.
Sipas studimit, nivelet e larta të EPA në tru lidhen me një aftësi më të dobët për të riparuar dëmet, ndërsa mund të ndikojnë edhe në funksionimin e enëve të gjakut dhe të favorizojnë grumbullimin e proteinës tau, e lidhur me sëmundje si Alzheimer.
Nga ana tjetër, një tjetër acid yndyror omega-3, DHA, rezulton më i dobishëm për trurin, pasi integrohet më mirë në qelizat nervore dhe mbështet funksionet e tij.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet të nxirren përfundime të nxituara. Vaji i peshkut mund të jetë ende i dobishëm për shumë persona të shëndetshëm, por nuk është një “zgjidhje universale”.
Mesazhi kryesor? Ajo që funksionon për dikë, mund të mos funksionojë për të gjithë, dhe në disa raste, mund të ketë efekt të kundërt.


