Detaje të reja janë bërë publike për mediat ditën e sotme nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak minuta më parë në Laç, në afërsi të ktheses Fushë Kuqe.

Bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetër, teksa në një prej tyre ishte duke udhëtuar një çift së bashku me fëmijën e tyre 2-vjeçar.

Familja është përplasur nga një automjet me drejtues të identfikuar si Endri Toma, teksa përplasja ka rezultuar fatale për të miturin 2-vjeçar.

Nga ana tjetër në automjet ishte duke udhëtuar çifti Albi dhe Imelda Rexhepi të cilët aktualisht ndodhen në spital dhe janë duke marr ndihmën e parë mjekësore.