Kanë dalë ditën e sotme në media fotot e 26-vjeçarit Arbër Tivari dhe të resë 26-vjeçarje Silva Gjergji.

Teksa në makinë ka qenë dhe një vajzë 24-vjeçare, kujtojmë se makina me të cilin të rinjtë po udhëtonin drejt Tiranës është përplasur me bordurën dhe është shkatërruar totalisht.

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Në fotot e mëposhtme, është 26-vjeçari Arbër Tivari që drejtonte automjetin dhe një nga pasagjeret, Silva Gjergji. 

Nga ana tjetër burime bëjnë me dije se ai njihej si person problematik në Durrës. Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Ndërsa pas kontrollit që policia kreu në banesën e tij pasi mbeti i plagosur, Arbër Tivarit iu gjetën municione luftarake, për të cilat u vu nën masën e arrestit.

Në fotot e mëposhtme është Arbër Tivari dhe Silva Gjergji.