Detaje të reja janë bërë publike për mediat nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotme në Elbasan.  

Bëhet me dije se mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka përfunduar në humnerë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 38-vjeçari Besnik Xhemal Samurri.

Të plagosur kanë mbetur tre persona që udhëtonin me viktimën, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali Fatjon Maloku.

Ngjarja ndodhi në Qafë Mollë në fshatin Samurr të Njësisë Administrative Labinot Fushë, 20 km larg qytetit të Elbasanit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve.