Hakrerat iranianë duket se kanë zgjedhur të urojnë Pavarësinë e vendit sipas mënyrës së tyre.
Ditën e sotme në një postim në rrjetin ‘Telegram’, ata kanë postuar të dhënat e patentave të shqiptarëve.
Ndër të tjera veç databazës së të dhënave ata kanë shkruajtur gjithashtu edhe një status të shkurtër ku kanë përmendur edhe korrupsionin qeveritar.
Kujtojmë se ditën e djeshme eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një status teksa ka njoftuar se bisedat e shqiptarëve në rrjetin sociale Whatsapp tashmë janë hakuar nga hakerat iranianë dhe janë publike.
Pas, pagave, targave të makinës, apo të dhënave në sistemin TIMS, hakerat iranianë sot kanë publikuar edhe databazën e patentave për shtetasit shqiptar.
Homeland Justice:
A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurisë së njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?