Ish-zyrtarja Alda Klosi është njohur sot me masëne  sigurisë “Arrest me burg” në spital, për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë.

Klosi ndodhej në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit ditën e premte.

Ndërkohë, dje u mor në pyetje dhe pastruesja Rozeta Dobi, e cila akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash në banesën e Klosit, ndonëse ajo më vonë pohoi se ish-zyrtarja ia kishte kërkuar që t’i ruante në banesën e saj.

Alda Klosi akuzohet për pastrim parash, fshehje pasurie dhe për deklarim të rremë para oficerëve.

Pas pak pritet të dalë në një komunikim për media avokati i saj.