E ardhmja e futbollistit shqiptar, Armando Broja, pritet të jetë një nga çështjet më të diskutuara në merkaton e verës. Interesimi nga klubet e Seria A vijon të mbetet i fortë.
Broja ka kaluar një sezon të vështirë me Burnley, ku në 23 paraqitje në Premier League ka arritur të shënojë vetëm një gol. Realizimi i vetëm i tij daton më 20 dhjetor, në barazimin 1-1 ndaj Bournemouth.
Pavarësisht statistikave modeste, sulmuesi i Kombëtares shqiptare mbetet një profil interesant në treg dhe mund të largohet sërish në formë huazimi gjatë verës. Interes për të kishin shfaqur më herët Parma dhe Udinese, ndërsa emri i tij vijon të jetë në listat e këtyre klubeve.
Situata mund të favorizojë një lëvizje të mundshme, sidomos nëse lojtarë si Mateo Pellegrino dhe Keinan Davis largohen nga skuadrat respektive në muajt e ardhshëm.


