Faza e ligës së Champions League 2026/27 nisi dje, me 36 skuadra që do të synojnë të sigurojnë një vend në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet më 5 qershor 2027 në “Metropolitano”.

Derisa të mësohet skuadra që do të pasojë Paris Saint-Germain si kampione e Europës, superkompjuteri i Opta ka bërë parashikimin e tij për ekipet që kanë më shumë gjasa të triumfojnë në kompeticionin më prestigjioz të futbollit europian.

Surpriza është se Arsenali i Mikel Artetës kryeson listën e favoritëve. Skuadra angleze, e cila sezonin e kaluar arriti deri në finalen e Champions League ndaj PSG-së, vlerësohet me 20.9% mundësi për të fituar trofeun.

Në vendin e dytë renditet Bayern Munich, me 19.4%, ndërsa Manchester City është i treti me 12.3%.

Sa i përket dy gjigantëve spanjollë, Barcelona renditet e katërta me 8.2%, ndërsa Real Madridpozicionohet në vendin e shtatë me 4.4%.

Në listën e 10 favoritëve gjendet edhe Paris Saint-Germain, kampionia në fuqi, e cila sipas Opta-s ka 7.1% shanse për të përsëritur suksesin.

10 favoritët sipas Opta

Arsenal – 20.9%

Bayern Munich – 19.4%

Manchester City – 12.3%

Barcelona – 8.2%

PSG – 7.1%

Liverpool – 6.1%

Real Madrid – 4.4%

Manchester United – 3.8%

Inter – 3.6%

Aston Villa – 2%

Një mungesë e rëndësishme në këtë renditje është Atletico Madrid, pavarësisht se stadiumi i skuadrës madrilene, “Metropolitano”, do të presë finalen e Champions League në qershorin e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, bëhet fjalë vetëm për një parashikim statistikor. Futbolli ka treguar vazhdimisht se favoritët nuk e kanë gjithmonë rrugën të garantuar drejt trofeut.

Tashmë fjalën do ta kenë skuadrat dhe lojtarët në fushën e lojës, ndërsa sezoni i ri i Champions League do të tregojë nëse parashikimet e superkompjuterit të Opta-s do të rezultojnë të sakta. /Top Channel/