Ikona e futbollit, Cristiano Ronaldo, gjatë një interviste të fundit me Piers Morgan ka deklaruar se “ai nuk ndjek rekordet, por rekordet e ndjekin atë”. Deklarata shumë herë ka rezultuar e drejtë, por u vërtetua edhe këtë herë, kur Ronaldo krijoi një tjetër rekord, por kësaj radhe jashtë fushës.

Ylli i Manchester United është bërë  personi i parë në botë që ka 500 milionë ndjekës në rrjetin  Instagram. Sulmuesi arriti rekordin  historik të dielën në mbrëmje. Ndërsa, Lionel Messi është njeriu i dytë i famshëm në listë. . .

Vitin e kaluar, superylli portugez i futbollit arriti 500 milionë ndjekës në të gjitha rrjetet sociale. Kështu, Ronaldo u bë njeriu i parë i famshëm që arriti këtë rekord historik në Facebook, Twitter dhe Instagram.

Manchester United do të përfundojë kontratën me Ronaldon

Teksa Ronaldo vendosi një rekord jashtë fushës, në fushë nuk po ndodh e njëjta gjë. 37-vjeçari po kalon një periudhë  të vështirë me klubin e tij dhe kontrata e tij së shpejti mund të ndërpritet.

Sipas raportimeve, Manchester United po shqyrton opsionet ligjore për të ndërprerë kontratën e Ronaldos, sipas së cilës, ai fiton gjysmë milioni paund çdo javë.