Janë publikuar pamjet e pasojave të ndërhyrjes horror që Marcelo bëri ndaj mbrojtësit të Argentinos Juniors, Luciano Sanchez.

Sanchez pësoi ‘lëndimin më të keq ndonjëherë’ gjatë ndeshjes kundër Fluminense, skuadra me të cilën tashmë aktivizohet dhe braziliani të Marcelos në Copa Libertadores.

Sanchez kishte nën kontroll topin në një moment të ndeshjes dhe Marcelo ndërhyri  duke u shtrirë për t’ia marrë, por në fakt gjeti këmbën e mbrojtësit duke e thyer atë.

Këmba e mbrojtësit ishte e dukshme e thyer në imazhet e rënda që u panë gjatë ndeshjes, dhe më vonë doli se ai gjithashtu pësoi një dislokim të plotë. Marcelo u trondit nga incidenti dhe u largua nga fusha i përlotur.

Megjithatë, tani janë shfaqur në internet imazhe të reja që tregojnë rreze x të dislokimit dhe më pas 20 kunjat e përdorura për të rindërtuar gjurin e tij.